9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

VIDEO: “Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

- Advertisement -

Ethet e Euro2024 i kanë bërë tifozët kuqezi tepër kreativë. Teksa këngët e vallet dhe plisat e tupanat nuk mungojnë në rrugët e Dortmundit, para sfidës me Italinë, vëmendjen e ka rrëmbyer një vajzë e veshur me një fustan të dizenjuar me motive kombëtare.

Nga djaloshi me fytyrën shqiponjë që nuk mungon në asnjë ndeshje të kombëtares, Europiani na ka kaluar te vajza shqiponjë, e cila u identifikua për mikrofonin e A2 CNN si Vjosa Pllana nga Kosova.

E pyetur nga gazetari Erald Kodheli, se si i lindi ideja për fustanin shqiponjë, e reja nga Prishtina tha se dëshira për të shkuar si një shqiponjë në stadium e ndihmoi të realizonte këtë veshje.

“Vetë e kam përgatitur për lojën. Si shqiponjë e kam dasht me shku në stadium. Vetë e kam pas idenë, se shumë, shumë e du shqiponjën.

 “Gati për të rikshkruar sërish historinë”, Donnarumma u “frikësohet” kuqezinjve: Me Shqipërinë e rrezikshme, luajnë shpejt

Dhe krejt Kosova, ndaj kam dasht me shku si shqiponjë në stadium. Jam e sigurt që kena me fitu.”

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit