1.8 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Video nga takimi i UÇK-së me ndërkombëtarë/ Bashota: Kurti ishte përkthyes

- Advertisement -

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, ka komentuar videon e publikuar dje, ku shiheshin anëtarë të ShP të UÇK-së në takim me ndërkombëtarë, e ku u komentua edhe prezenca e Albin Kurtit, shkruan Gazeta Scanner.

Bashota, i cili thotë se kjo video e kthei në kujtesë, sqaron edhe pozicionet e të pranishmëve, duke përfshirë edhe atë të kryeministrit aktual, Kurti, raporton Scanner.

“Në këtë takim ishim unë, baci Jakup dhe Ramë Buja, së bashku me ambasadorin amerikan Lari Rosin si dhe shefin e KDOM-it amerikan Shaun Byrnes si dhe përkthyesit Albin Kurti e Florina Krasniqi. Falë këtyre takimeve arritem deri tek takimi historik i Rambouillet”, shkruan Bashota.

Postimi i plotë:

Kjo video e shfaqur në portale të ndryshme, më rikthej kujtesen e sa e sa takimeve me përfaqësues diplomatikë ndërkombtarë gjatë kohës së luftës.


Në këtë takim ishim unë, baci Jakup dhe Ramë Buja, së bashku me ambasadorin amerikan Lari Rosin si dhe shefin e KDOM-it amerikan Shaun Byrnes si dhe përkthyesit Albin Kurti e Florina Krasniqi. Falë këtyre takimeve arritem deri tek takimi historik i Rambouillet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit