22.1 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

VIDEO: Memli Krasniqi në Han të Elezit: Më 12 tetor do ta gëzojmë bashkë fitoren e radhës të kryetarit Mehmet Ballazhi

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Han të Elezit në mbështetje të kryetarit të kësaj komune, Mehmet Ballazhi, për të vazhduar punën e mirë dhe të ndershme në shërbim të qytetarëve edhe për një mandat.

Krasniqi ka thënë se Mehmet Ballazhi është shndërruar në kryetar shembull në promovimin e barazisë gjinore në vendimmarrje.

“Unë sot jam këtu t’ua shpreh mirënjohjen time dhe të PDK-së, të kryesisë sonë për punën që e keni bërë, t’ju inkurajoj të vazhdoni me shpresën që do ta gëzojmë bashkë me 12 tetor fitoren e radhës të partisë sonë, numrit 191 dhe të kryetarit Mehmet Ballazhi”

Kurse, kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi tha se për 4 vite në krye të kësaj komune, ai dhe ekipi i tij e kanë dëshmuar me punë dhe me projekte të përfunduara se e meritojnë besimin e qytetarëve edhe për mandatin e radhës.

“Qytetari e ka pa, qytetari i ka prekë projektet, të cilat i kemi realizuar ne. Te ambienti, te trashëgimia, te kultura, që janë habitur njerëzit për një komunë të vogël me i pasë dy festivale treditore, ai mbarëkombëtar dhe ai ndërkombëtar”, ka theksuar Ballazhi.

Video materiali me pamje dhe deklarata:

https://www.swisstransfer.com/d/1d40fd9e-7ab3-4204-9e43-7153362edf7a

Të ngjashme

Të fundit