Ditën e sotme u arrestua prokurori Beqë Shala.
I njëjti po dyshohet se kishte marrë 350 euro ryshfet në vitin 2022, për të mos ia caktuar paraburgimin një klienti.
Bazuar në video-incizimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, prokurori Shala është takuar me një avokate, që dyshohet të jetë Drenushë Berisha.
Takimi i tyre është zhvilluar më 25 gusht 2022 në veturën e Shalës. Avokatja Berisha në këtë takim dyshohet se i jep ryshfet Shalës 350 euro, për të mos paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, pas ndalimit të klientit të saj për 48 orë.
Avokatja Berisha: Mirë bre mirë a u lodhe ti, qysh po kalon?
Prokurori Shala: Qe ia lëshova vendimin atij, të lirohet meniherë.
Avokatja Berisha: Po se më thirrën familjarët më tha u kry, se e kishin marrë atë djalin në sabah, se unë kur të thirra qatëherë, se kur të shkrujta faktikisht veç sa shkova në punë. Tani e kishin marrë, ken masdite. Prokuror unë nuk e dita që qeshtu, po të kallxoj realisht unë ja mora atyne dje qysh u mora vesh veç 700 jau kom marrë. Qe ku i kam paret, m’i kanë pru sot. Se a e din qysh ke puna, nuk është që më ka ndodh najherë, qeshtu hera e parë dhe nuk…
Prokurori Shala: Këqyre une..
Avokatja Berisha: Jo unë qe ku i kam 700.
Prokurori Shala: Njerzit bajnë.
Avokatja Berisha: Ooo e di prokuror unë noshta edhe jom e re, dhe nuk është që më ka ra në qesi situate, tash jena.
Prokurori Shala: Kqyre ishalla ngo, qirak le t’bahet, as unë s’kam asi. A e din kur, mas nja pesë 5 vjete që i pata Beqë, jo mas një vjeti më kanë thanë Beqë- a e din Beqë Shala që njerëzit janë tu marrë parë në emër tanin. Kanë marrë (nuk kuptohet) heeej. S’po thom hallall, po kanë marrë a po kupton. Kanë marrë gjinja, ma kanë ngjit n’dorë, kanë thanë a po e sheh unë fola i dimë na ato, hin zyre e çel derën, thotë qe a po e sheh, a më pave e çela i fola. Le s’po e komplikojmë”.
Këto deklarime citohen në bisedën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”. Tutje, avokatja Berisha numëron paratë, dhe nga shuma prej 700 euro, gjysmën e tyre ia jep prokurorit Shala.
Prokurori Shala: Merre ti pjesën tane (nuk kuptohet).
Avokatja Berisha: Qe prokuror.
Prokurori Shala: Ja jaa
Avokatja Berisha: Jo unë, ti e din.
Prokurori Shala: Merri, merri.
Avokatja Berisha: Jo prokuror, qe 700.
Prokurori Shala: Merri moj.
Avokatja Berisha: Hiç s’është problem.
Prokurori Shala: Merri, merri. Pasha Zotin (nuk kuptohet).
(I numëron paratë)
Avokatja Berisha: 200.
Prokurori Shala: Sa i ki?
Avokatja Berisha: 200.
Prokurori Shala: 250. Sa the?
Avokatja Berisha: 700 unë ja kom marrë deri në fund të procedurës.
Prokurori Shala: Ahaa, këtu ken 200, 350. Hajr i koftë, ishalla ia shohim hajrin





