![VIDEO) Bedri Hamza: Pensionet bazike do t’i rris për 70% VIDEO) Bedri Hamza: Pensionet bazike do t’i rris për 70%](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/01/FB_IMG_1738016020191.jpg)
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video të një pensionisti, i cili ankohet se me të po e ka problem t’i blej edhe gjërat esenciale për vete.
“Çmimet janë rrit gjithkah. Barnat, ushqimet, krejt, u bë e pamundur me mbyll muajin me këtë pension”, thotë pensionisti.
Ndërsa, Hamza thotë se asnjë i moshuar nuk duhet të jetojë me frikën se nuk do ta ketë përkrahjen e shtetit.
“Pensionet bazike do t’i rris për 70%. Pensionistët kanë punuar shumë gjithë jetën e tyre dhe tash është koha që ne të punojmë për ta”, thotë Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/r/1GVAdSGdgs/