8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Victoria Beckham“zemërthyer”, telashet me nusen po e ndajnë nga djali

- Advertisement -

Viktoria Beckham duket se i “është thyer zemra”, nga marrëdhënia e tensionuar me nusen e djalit të saj Nicola Peltz, pasi që pas dasmës së Brooklyn në Prill, ajo shikon shumë pak djalin e saj.

Sipas Daily Mail, ish-anëtarja e “Spice Girl” duket e “shqetësuar dhe e  frikësuar” se tensionet mes saj dhe Nicola Peltz do të ndikojnë në marrëdhënien e ngushtë që ajo ka me djalin e saj.

Ajo dikur ka qenë e pandarë nga djali i saj Brookyn duke u mbështetur dhe e ka pasur atë si pikë shumë të madhe mbështetje ndërkohë që bashkëshorti i saj David udhëtoi nëpër botë për punë.

Problemet mes tyre duket se lindën që kur Nicola nuk pranoi të vishte në dasmën e saj në Palm Beach, Floria, një fustan nusërie të dizenjuar nga zonja Beckham, pavarësisht se kjo e fundit e donte shumë këtë gjë.

Gjithashtu gjatë dasmës, Victoria duket se i ka marrë vëmendjen nuses së djalit të saj, ajo kërceu me të birin këngën e cila ishte menduar për të qenë kërcimi i parë i çifit. E më pas zonja Beckham nuk e ftoi  Nicolën në shfaqjen e ardhshme të saj në Javën e Modës në Paris.

Të gjitha këto ngjarje kanë krijuar tension dhe duket se kanë ndikuar edhe në marrëdhënien që Viktoria ka me djalin e saj. Sipas miqve të afërm të Viktorias, kjo e fundit duket se po e vuan shumë ftohjen e marrëdhënieve me djalin, të cilin  teksa rritej e merrte me vete në çdo event.

Brooklyn, 23 vjeç dhe  gruaja e tij 27-vjeçare Nicola, munguan madje edhe në pushimet e familjes Beckham në Evropë  këtë vit dhe së fundmi edhe në Miami, ku familja është parë teksa kalonin kohë së bashku në jahtin e tyre.

Burime pranë  djalit të çiftit Beckham kishin lajmëruar që para pushimeve të korrikut se të sapomartuarit nuk  do i bashkoheshin familjes dhe do të rinin në Los Angeles deri sa të mbaronin muajin e mjaltit.

Duket se mungesa e Brooklyn në pushimet familjare me jahtin luksoz e ka pikëlluar Viktorian. Megjithatë deri më tani as Viktoria dhe as Nikola, nuk e kanë komentuar marrëdhënien e tyre në media.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit