Victoria Beckham foli për operacionin më të madh plastik që ka bërë dhe për të cilin i vjen keq, sepse donte t’i mësonte vajzës së saj Harper se dashuria për veten dhe rëndësia e vetëvlerësimit vlen shumë.
Ish-këngëtarja dhe stilistja e famshme e modës së fundmi u shfaq në kopertinën e numrit të dhjetorit të Allure, ku foli për vlerën e përqafimit të bukurisë së brendshme dhe natyrore.
Beckham, e cila ka katër fëmijë me bashkëshortin David, kujtoi herën e parë kur vajza e saj 12-vjeçare shprehu një pasiguri të sajën.
Ajo deklaroi se Harper nuk ishte në dijeni që nëna e saj dikur kishte implante gjoksi.
49-vjeçarja i hoqi implantet në vitin 2014 dhe që atëherë ka shprehur pendimin e saj.
Në një letër drejtuar të rinjve, letër që u botua në British Vogue, Beckham shkroi: “Mos e shqetësoni gjoksin tuaj. Gjithë këto vite e mohova – marrëzi. Një shenjë e pasigurisë. Thjesht shijo atë që ke”.