18.8 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Victoria Beckham ndez thashethemet për ribashkimin e Spice Girls, gjatë koncertit të Oasis

- Advertisement -

Victoria Beckham ‘ka shqetësuar’ fansat e Spice Girls me një koment joshës gjatë natës së fundit të turneut të Oasis, duke etiketuar shoqet e saj të grupit dhe duke lënë të hapur mundësinë e një ribashkimi.

Mes fotografish dhe videove të postuara në Instagram, Victoria shkroi “Tempting…” ndërsa shihej duke lëvizur mes turmës së mbushur me njerëz, duke i etiketuar Geri Horner, Mel C, Emma Bunton dhe Mel B, shkruan DailyMail.

Tifozët reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke shpërndarë emocionin e tyre për një rikthim të mundshëm të grupit legjendar.

Victoria u shoqërua në koncert nga bashkëshorti David Beckham, vajza Harper, 14 vjeç, dhe djemtë Romeo, 23 vjeç, dhe Cruz, 20 vjeç, së bashku me të dashurën e Cruz, Jackie Apostel.

Megjithëse u përfol për një ribashkim për 30-vjetorin e Spice Girls, Victoria është aktualisht larguar nga planet e katër anëtareve të tjera, të cilat po përgatiten për një turne të mundshëm botëror pa të.

Megjithatë, aludimet e Victorias dhe entuziazmi i fansave kanë ndezur sërish spekulimet për një ribashkim të mundshëm.

Ky koment i Victorias ka shkaktuar një stuhi emocionuese mes fansave, duke nxjerrë në pah ndikimin dhe nostalgjinë që grupi legjendar vazhdon të ketë në muzikën pop dhe kulturën e fansave të tyre.

Të ngjashme

Të fundit