Dizajnerja e modës, 51 vjeçe, ndodhej në qytetin e madh për të promovuar serinë e saj dokumentare në Netflix dhe gjatë daljes zgjodhi një veshje tërësisht të zezë.
Ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Victoria veshi një fustan me mëngë të gjata që nxirrte në pah figurën e saj të jashtëzakonshme dhe e kombinoi me taka në të njëjtën ngjyrë.
Ajo mbante gjithashtu një çantë të zezë dhe e kompletoi stilin me një palë syze dielli shumë stil.
Duke e stilizuar flokun e saj kafe në një bisht, Victoria përfundoi pamjen me një palë vathë të bardhë dhe një makijazh me ngjyra të lehta.
Përveç karrierës, burri i saj David bëri shaka për mungesën e saj të aftësive në gatim, teksa ai vetë piu ‘shots tequila’ dhe përgatiti vetëm drekën e së dielës për familjen gjatë fundjavës.