19.4 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Victoria Beckham flet hapur për problemet me trupin dhe ushqimin në dokumentarin e ri

- Advertisement -

Victoria Beckham ka treguar se jeta në qendër të vëmendjes për më shumë se 30 vite i ka sjellë shumë vështirësi.

Në një dokumentar të ri të Netflix, që do të publikohet në shtator, ajo zbulon se presioni i mediave dhe kritikat e ashpra në vitet ’90 i shkaktuan probleme me imazhin trupor dhe e shtynë drejt një diete shumë të kufizuar.

Në dokumentar, Victoria shfaqet e emocionuar dhe pranon se ka pasur lot gjatë rrëfimit të saj.

Victoria Beckham

Ajo kujton se si shpesh ndihej e gjykuar nga publiku dhe mediat britanike, madje edhe në momente delikate të jetës private.

Një prej rasteve më të vështira, sipas saj, ishte kur në vitin 1999 u detyrua të peshohej live në televizion vetëm dy muaj pas lindjes së djalit të saj, Brooklyn.

Burime pranë saj thonë se ky presion e bëri shumë të rreptë me veten, duke stërvitur çdo ditë dhe duke ndjekur një regjim ushqimor të njëjtë për dekada.

David Beckham ka pranuar se bashkëshortja e tij ka konsumuar për 25 vite vetëm peshk dhe perime të ziera, ndërsa vetë Victoria ka rrëfyer se e vetmja “shkelje” e vogël ka qenë një gotë tequila.

Victoria dhe David

Dokumentari ndalet edhe tek rrugëtimi i saj nga këngëtare e “Spice Girls” në një nga emrat më të njohur të botës së modës.

Victoria tregon se nuk ka qenë e lehtë të fitonte respekt në këtë industri dhe se shpesh është përballur me skepticizëm, por gjithsesi ka arritur të krijojë markën e saj dhe të vendoset në skenën e madhe të javës së modës në Paris.

Të ngjashme

Të fundit