10.8 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Veturat “koreane”, me leverdi për kosovarët – por sa janë të sigurta? (Video)

- Advertisement -

Tregun e gjeti 8300 kilometra larg prej ku ishte destinuar.

Vetura e prodhuesit gjerman Wolksvagen, që nga 2021-ta ishte në Korenë e Jugut e tash u tregtua në Kosovë, tek një pronar i ri.

Sikur kjo, janë 212 makina që nga shteti aziatik u importuan në Kosovë nga 1 janari deri këtë të martë.

Dikush që tash e 3 vjet merret me kësi pazare, konfirmon se këto automjete nuk janë aspak të dyshimta.

Këto janë më të leverdishme pasi po arrijnë në Kosovë me çmim më të lirë se nga Evropa. Kjo, sipas importuesve, ndodh pasi shteti korean stimulon efiqiencën.

Këta ofrojnë për të interesuarit specifikat e veturës akoma ende pa u nisur nga Korea. Sigurojnë edhe që ato arrijnë deri tek porositësi.

Kosovarët e vlerësojnë pozitive një mundësi të tillë.

Sipas Doganës së Kosovës, importi nga Korea është në rritje dhe vitin e kaluar u importuan gjithsej 707 vetura.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit