26.3 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Veturat inteligjente të policisë hetuan pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacion, iu ndalua drejtimi 3 muaj

- Advertisement -

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj pesë shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, ku matjet e shpejtësisë janë bërë me veturë inteligjente të policisë, e pajisur me radarë të avancuar që monitorojnë rrugën 360°, lexojnë targa dhe raportojnë kundërvajtje në kohë reale.

Rastet e regjistruara:

“Në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në zonën e kufizimit me 50 km/h shoferi A.A. (26 vjeç), me veturën Mercedes — zhvilloi shpejtësi 101 km/h.

Në magjistralen Ferizaj–Kaçanik në afërsi të pikës së karburantit “Bubeari Petrol”, në zonën me kufizim të shpejtësisë 40 km/h, shoferët u kapën :

– Sh.I. (20 vjeç), me veturën VW Golf — u kap me shpejtësi 132 km/h.

– U.P. (20 vjeç), me veturën VW Golf — u kap me shpejtësi 119 km/h.

– B.L. (24 vjeç), me veturën VW Pikap  — u kap me shpejtësi 109 km/h.

– Të katër shoferët janë gjobitur nga 200–300 €, morën 2–3 pikë negative dhe iu ndalua drejtimi për 3 muaj.

– Kurse në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi  të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, shoferi B.O. (27 vjeç), me veturën Audi — ka bërë tejkalim të veturës së policisë me targa civile, duke mos respektuar shenjat e trafikut vertikale dhe horizontale dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafikun rrugor. Ndaj tij u shqiptua një gjobë prej 200 €, 2 pikë negative dhe masa mbrojtëse 3 muaj ndalim drejtimi”, njofton policia.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.
“Kontrolli do të vazhdojë, veçanërisht me ndihmën e veturës inteligjente për të identifikuar shkeljet në trafikun rrugor dhe për të  parandaluar aksidentet me pasoja në njerëz”, thuhet në njoiftim.

Të ngjashme

Të fundit