Ndonëse jemi tashmë në mesin e muajit janar, pra në sezonën dimërore, veturat e Policisë së Kosovës raportohet se kanë goma të verës.
Kështu raporton “TV Dukagjini” duke cituar burime të tyre.
Po ashtu, ky medium raporton e kontrata ishte nënshkruar mes një kompanie private dhe Agjencisë Qendrore të Prokurorimit në vlerë të mbi 300 mijë euro, por gomat nuk kanë ardhur ende.
“Kompania ka thënë se disa dimensione të gomave janë rrugës, dhe vonesat janë si rezultat i devijimit të rrugës së kontejnerve gjatë importit nga Lindja e Mesme.” – raporton ky medium.
Ndërkohë, një kontratë tjetër mes Policisë dhe një kompanie në vlerë të pesë mijë euro, ka bërë që të paktën 15 veturave, t’u montohen gomat e reja.