Një aksident trafiku me një viktimë u shënua mbrëmjen e sotme në aksin Kukës – Morinë, në afërësi të Uzinës.
Një automjet me targa Kosove ka goditur një kalimtar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Klan Kosova ju sjell pamje nga vendi i ngjarjs, ku shihet trafik i dendur me kolona të gjata.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar dhe trafikun i cili është rënduar për shkak dhe të kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar.