Një këmbësore është shkelur nga ana e një veture gjatë mëngjesit të sotëm.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit.
“Rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet’’, ka thënë Ahmeti.
Më tutje Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut