Një aksident trafiku dyshohet se ka ndodhur pas orës 16:00 në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Sipas dëshmitarëve okularë, dyshohet se një fëmijë është goditur nga një automjet.
Siç raporton Kosovapress, për momentin nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Nga Emergjenca kanë konfirmuar se nuk kanë pranuar ende ndonjë person të lënduar nga ky rast.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin.