Një fëmijë është goditur nga një veturë mbrëmjen e sotme në Zhabar të Mitrovicës.
Rreth gjendjes së tij shëndetësore detaje për Klankosova.tv ka dhënë Shpend Fazliu, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës.
“Ju konfirmojmë se në ora 18:07, si pasojë e një aksidenti, në Shërbimin Emergjent ndihma mjekësore emergjente i është dhënë një fëmije të lindur në vitin 2018. Pas ekzaminimeve të nevojshme, përfshirë Tomografinë e Kompjuterizuar (CT e kokës), është referuar për në QKUK, tek specialistët e neurokirurgjisë. Për momentin është jashtë rrezikut për jetë, por nën monitorim deri në përcjellje për QKUK,” deklaroi ai për Klankosova.tv.
Rreth këtij rasti për Klankosova.tv është deklaruar edhe policia e Mitrovicës përmes zëdhënësit Avni Zaiti.
“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin”, deklaroi Zaiti.






