-9 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Vetura godet disa persona në Prishtinë pas incidentit me armë

- Advertisement -

Në orët e pasdites së të shtunës, në Kodrën e Trimave në Prishtinë u raportua për disa të shtëna me armë zjarri dhe për tre persona të lënduar, por jo nga arma e zjarrit.

Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Ndërkaq, Klankosova.tv ka siguruar pamje kur një veturë tip BMW godet një grup të rinjsh në një rrugicë të Prishtinës.

Në pamjet e para, shihen rreth 10 të rinj duke ecur.

Pas pak sekondash, një veturë vjen me shpejtësi dhe sulet drejt tyre, duke goditur disa nga ta.

Vetura largohet pas aktit, ndërsa në tokë të shtrirë mbesin tre persona.

Sipas informatave të Klankosova.tv, ky rast ka lidhje me të shtënat që ndodhën në rrugën “Fahri Fazliu” të Prishtinës.

Burimet thonë se goditja e të rinjve nga vetura, siç shihet në pamje, ka ndodhur pikërisht pas incidentit të armatosur të raportuar.

Klankosova.tv ka mësuar se të rinjtë që shihen në video kanë shtënë paraprakisht me armë zjarri në drejtim të personit me veturë BMW.

Redaksia ka kontaktuar edhe QKUK-në për të marrë informacion mbi gjendjen shëndetësore të të rinjve.

Mjekja kujdestare, Dafina Basholli, tha për Klankosova.tv se gjendja e të rinjve është stabile.

Ndërkaq, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kryeqytetit, tha më herët gjatë ditës se tre persona mbetën të lënduar nga ky rast.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Pllana.

Të ngjashme

Të fundit