Bëhet e ditur se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë përfunduar në spital ku po marrin kujdes shëndetësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05 kur drejtuesi i mjetit Q. K., ndërsa lëvizte në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.