Një këmbësore është goditur nga vetura në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, sot rreth orës 13:00.
Zëdhënësja e policisë për Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se gruaja në fjalë është lënduar.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti.