13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Vettingu po merr rrugë” – Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Kryeministër, seriozisht qenke dorëzuar

- Advertisement -

Vettingu po merr rrugë”, ndaj kësaj deklarate të kryeministrit, Albin Kurti ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Deputetja përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “kryeministri qenka dorëzuar”.

“Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan Vetting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë”, shkroi ajo.

Sipas saj ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër Vettingut të shumëpritur.

“Është turp dhe manipulim madje ta quash Vetting. Majftë me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, tha deputetja.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit