0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

“Vettingu kalon vetëm përmes Kuvendit të Kosovës”

- Advertisement -

Duke folur për vettingun në sistemin e drejtësisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh në këtë intervistë se veprimi është për t’u përshëndetur. “Unë e kam kërkuar që të çohet në Kuvend, dikur nga fundi i qershorit dhe ia kam bërë të qartë se vettingun mund ta bëjë vetë Kuvendi”, tha Krasniqi.

“Kuvendi është i vetmi institucion që mund ta rregullojë këtë punë”. Ai më tej theksoi se për vettingun në sistemin e drejtësisë, PDK e ka pasur propozim që nga viti 2017 e 2018.

Kreu i PDK-së u shpreh se nëse vettingu ka për qëllim ta verifikojë pastërtinë e një gjykatësi apo prokurori, duhet hequr dikë nga puna e Kushtetuta duhet të ndryshojë, e për këtë duhen 2/3, e për ta bërë këtë duhet të votojë edhe opozita. 

Duke folur për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, kryetari i PDK-së tha se ka qenë gabim të çohet tutje Byroja për Konfiskimin e  Pasurisë së Pajustifikueshme. “Por për këtë, Kurti nuk e ka përnjëmend. Vettingun e ka përnjëmend sepse për Byronë, edhe ai e  di që  rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese”. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit