Vetingu në drejtësi ishte nder zotimet kryesore te Qeverisë Kurti që nga marrja e shtetit në udhëheqje.
Përmes tij parashihet përmirësimi i integritetit të institucioneve të drejtësisë dhe kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
E për më shumë se 9 muaj vonesë, të premtën Gjykata Kushtetuese dha dritën e gjelbër për shumicën e amendamenteve kushtetuese për vetingun në drejtësi.
Nje gje te tille e mirepriti ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm. Ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës.Ka shumë punë përpara. Ne jemi të përcaktuar që me vullnet dhe përkushtim të tejkalojmë secilën pengesë që do të na dalë.
Por Gjykata Kushtetuese ka ndaluar largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët në proces vetingu konstatohet se kanë “integritet të cenueshëm”.
E ky kalim i filtrit nga Gjykata nuk e përmbyll procesin e vetingut sipas juristeve.
Sipas jursitit Armend Shkoza, është edhe një problematikë në procedurën e ligjit për konkretizimin e procesit të vetingut.
Propozimet për veting ishin dërguar në Kushtetuese nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe 39 deputetë të tjerë. /T7/