26.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Veton Tusha i Dritës zgjedhet “Ylli i javës” nga FFK

- Advertisement -

I dha fitoren skuadrës së tij në duel me Prishtinën, duke realizuar dy golat e vetëm ndaj Prishtinës.

Kjo performancë fantastike e futbollistit Veton Tusha, ka bërë që Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, ta vlerësojnë si lojtarin e javës së 29-të në kampionatin elitar.

“Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Murat Fejzullahu, Berat Berisha dhe Besim Slishani. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzet e nëntë t’i takojë Veton Tushës, i cili shënoi dy golat në fitoren 2:0 të Dritës në ndeshjen e rradhës kampional kundër FC Prishtina”, shkruhet në njoftimin e FFK-së

 

Nga ana tjetër, protagonisti i këtij çmimi, ndonëse shprehet i lumtur për vlerësimin, meritat i ndan me shokët e skuadrës.

“Pas ndeshjes në Kupë, që nga minutat e para nuk ishte ekipi ynë siç jemi mësuar ta shohim. I jemi qasur ndeshjes kampionale me ritmin që e kemi gjithmonë, dhe për ndeshjen kampionale ishim me 100% të potencialit të ekipit tonë. Atmosfera te FC Drita është e mrekullueshme; si lojtarët, stafi teknik, mjekët dhe ekonomët, kemi harmoni shumë të mirë në grup. Përveç titullit kampion, kemi synim edhe fitimin e Kupës së Kosovës”, ka thënë Tusha për faqen zyrtare të Federatës.

Skuadra e tij vazhdon ta udhëheq Superligën, duke ruajtur diferencën prej 10 pikëve me Ballkanin.

 

Të ngjashme

Të fundit