Personi që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Zajm të Klinës, është Veton Kastrati nga Lëbusha.
Ai vdiq së bashku me një tjetër nga përplasja mes tri automjeteve.
Për vdekjen e Kastratit ka shkruar dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka shprehu ngushëllime për familjarët dhe të afërmit
“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Kastrati, të afërmit dhe bashkëvendësit.
Urojmë që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për këtë dhimbje të rëndë”, shkroi Ramosaj.