Deputeti Veton Berisha ka folur para mediave lidhur me seancën e Kuvendit.
Kur është pyetur nëse ka votë për kryetarin e Kuvendit ai është shprehur se do ta votojë raportin dhe kryetarin e Kuvendit.
“Nëse Qeveria e re varet nga vota ime, do të votoj pro, edhe nëse nuk jemi në koalicion. Por, si Parti Egjiptiane Liberale ende nuk kemi marrëveshje”, u shpreh ai.