13.1 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Veton Berisha i kundërpërgjigjet Elbert Krasniqit: Kurti vetë më ka thënë se nuk do ta bënte sërish ministër

- Advertisement -

Veton Berisha nga komuniteti egjiptian ka dalë me një reagim-replikë ndaj Elbert Krasniqit nga komuniteti egjiptian, i cili dje shkarkoi akuza të rënda ndaj tij.

Berisha tha se dje ka abstenuar ndaj qeverisë së propozuar të Albin Kurtit, por se kishte shprehur qëndrim që po të varej nga vota e tij, do të votone “për”.

Ndërsa në përgjigje ndaj Elbert Krasniqit, Berisha shtoi se vetë Albin Kurti në një takim i kishte thënë se Elbert Krasniqin më nuk do ta bënte ministër,

🟦 DEMANT PUBLIK ndaj Elbert Krasniqit

Të nderuar qytetarë, miq dhe përfaqësues të komunitetit egjiptian e ashkali,

Po ndjej nevojën që të reagoj pas disa shpifjeve dhe dezinformatave të përhapura nga z. Elbert Krasniqi, i cili po përpiqet të mbulojë dështimin e tij personal për t’u emëruar sërish ministër – duke tentuar ta hedh fajin tek unë.

🟥 E vërteta është e thjeshtë: unë nuk kam pasur asnjë mundësi, e aq më pak ndikim, për të ndaluar Kryeministrin z. Albin Kurti në vendimin e tij për emërime ministrore. Kjo është një përpjekje e ulët për ta zhvendosur vëmendjen nga dështimi politik i Elbert Krasniqit.

Prandaj, për hir të transparencës, dua t’i ndaj me ju disa fakte të qarta:

1️⃣ Që nga dita e parë pas zgjedhjeve, kam bërë thirrje për bashkëpunim dhe unitet me deputetët Elbert Krasniqi dhe Artan Asllani, në mënyrë që të përfaqësojmë sa më denjësisht komunitetet tona.

2️⃣ Me kërkesë të Elbert Krasniqit, unë nuk jam lejuar të bëhem pjesë e grupit parlamentar multietnik – duke u privuar nga mundësitë që i takonin komunitetit tonë.

3️⃣ Në takimin e parë me Kryeministrin Kurti, ai vetë ka deklaruar se nuk e kishte në plan ta emëronte sërish z. Krasniqi ministër, pasi e kishte pasur njëherë mundësinë. (Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Besnik Bislimi, Elbert Krasniqi , Artan Asllani, Albert Kinolli, Sejnur Veshall, Bashkim Krasniqi, Artan Berisha dhe Pranvera Kërrshi).

4️⃣ PLE nga fillimi e ka dorëzuar programin dhe kërkesat e veta për përfaqësim në qeveri – përfshirë një post ministror për komunitetin egjiptian.

5️⃣ Gjatë gjithë kohës ndaj meje janë bërë përpjekje për denigrim dhe shpifje, vetëm për të justifikuar dështimet e tyre.

6️⃣ Kurrë nuk kam qenë kundër Elbertit përsonalisht, por kam bërë thirrje për përafrim pasi që jemi përfaqësues i votuesve egjiptianë, mbi 8,000 sosh, që meritojnë përfaqësim të ndershëm dhe të përgjegjëshëm!

7️⃣ Më 25 tetor 2025, në një takim në Zyrën e Kryeministrit rreth orës 23:50h një ditë para votimit të qeverisë Kurti 3 me prezencë edhe të kolegëve të mij z. Bashkim Krasniqi dhe z. Artan Berisha kam deklaruar qartë para z. Kurtit se nuk kërkoj asnjë post ministror përsonalisht për mua por ofrova një kandidat të denjë nga komuniteti egjiptian. E sigurova z. Kurti se unë do të qëndroj deputet! Besoj z. Kurti mundet këtë fakt edhe të e konfirmoj në publik!

8️⃣ Arsyeja pse abstenova në votimin për Qeverinë Kurti 3 ishte mungesa e respektimit të kërkesave tona dhe e një marrëveshjeje të qartë politike për zhvillimin e komunitetit tonë.

9️⃣ Publikisht kam deklaruar se nese krijimi i qeverisë mvaret nga vota ime unë do e votoj por nuk do jam pjesë e asaj qeverie e cila nuk i respekton kërkesat tona! Pra e kemi thëne disa herë që nuk jemi bllokues! Unë isha votuesi i 57- të dhe nuk kisha arsye të votoja PRO!

1️⃣0️⃣ E fundit dhe më e rendësishmja ju rikujtojm siç e kanë publikuar edhe mediat në fillim të mandatit , në komunikimet e tyre private, z. Elbert Krasniqi, z. Artan Asllani me z. Albin Kurtin kanë shfaqur shqetësime të vazhdueshme se mos unë do të merrja ndonjë ministri — e nga shkrimet e tyre është treguar qartë se kush ishte pengesa reale për përfaqësimin tonë. Shih shkrimet e tyre!

🟢 Ka edhe shumë fakte të tjera që do të publikohen në momentin e duhur.

PLE dhe unë do t’i qëndrojmë besnikë fjalës së dhënë popullit tonë, duke punuar me përkushtim vetëm për interesin e komunitetit egjiptian dhe partnerëve që sinqerisht na respektojnë.

Me respekt,
✍️ Veton Berisha
Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE)

Të ngjashme

Të fundit