Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian Veton Berisha, ishte mysafir sot në emisionin Ora 7 në Klan Kosova.

Me Berishën, por edhe me panelistët e tjerë në studio u diskutua situata e “ngërçit politik” që po mbretëron në Kuvendin e Kosovës.

Ai foli edhe rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të reja, për çka tha se këtë e sheh si shantazh.

“Qytetari e ka dhënë verdiktin. Mirëpo, unë si parti politike se kam problem as të qëndruarit në opozitë e as të shkuarit në zgjedhje, sepse këto në njëfar forme janë shtantazh për neve”, deklaroi Berisha.

Sot me fillim nga ora 11:00 do të mbahet tentimi i 27-të për konstituimin e Kuvendit.