Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha në një lidhje direkte në T7 ka thënë se do ta votojnë kandidaten e VV’së për kryeparlamentare.
Ai tha se për ta është e rëndësishme që të funksionalizohet kuvendi.
“Ne kemi dhënë deklaratë për publikun që do e mbështesim kryetarin e kuvendit cilido që vjen që me funksionalizu kuvendin pastaj për të vazhduar më tutje nëse arrihet një marrëveshje e përbashkët, përndryshe për kuvendin jemi këtu dhe po e kryejmë punën tonë. Kemi votuar për herën e kaluar, do të votojmë prapë për sepse për ne ka rëndësi funksionalizimi i Kuvendit”, tha ai.
Ai shtoi se “presin të marrin përgjegjësi brenda secilës qeveri që vjen”.