Një 24-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren.
Ai sipas Policisë dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.
“Me datë 10.01.2024, rreth orës 14:42 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast të dyshuar për vetëvrasje. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K. ,mashkull, 24 vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën AK 47”, ka thënë ai për Front Online.
Bytyqi ka njoftuar se është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal nē vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.
Më urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.