Një qytetar në Podujevë është gjetur pa shenja jete nga tre dëshmitarë të premten në mesditë.
Sipas raportit policor, njësitet policore dhe ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e ka konstatuar edhe vdekjen e tij.
Rasti është cilësuar si vetëvrasje derisa është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Podujevë 07.07.2023 – 11:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Viktimën e kanë gjetur tre dëshmitarë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, stafi përgjegjës i emergjencës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e Policisë.