6.4 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Vetëvendosje votuesve: Faleminderit që nuk lëshuat pe

- Advertisement -

Pas përfundimit të numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar duke thënë se me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit ku morën votën e 486 mijë e 994 qytetarëve, u konfirmuar se kjo parti është subjekti politik më i votuari në historinë e shtetit të Kosovës.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikën e Kosovës. 486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati. Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!”, shkruhet në faqen e LVV në “facebook”.

Të ngjashme

Të fundit