-0.9 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

“Vetëvendosje u rrit si rezultat i PAN-it dhe shkuarjes së liderëve në Hagë”- Haxhiu numëron tri pika kryesore që opozita nuk ia përmend VV-së

- Advertisement -

Analisti Baton Haxhiu, ka thënë se Vetëvendosje ka shënuar rritje si pasojë e tri faktorëve kryesorë, të cilët sipas tij opozita nuk i përmend.

“VV është rritur në momentin kur është krijuar koalicioni PAN, për shkak të pakënaqësisë së madhe të njerëzve ndaj një koalicioni të madh që dukej jo parimor. Baza e dytë e rritjes së saj është shkuarja e liderëve në Hagë, ku humbi shpresa fare. Këto janë dy momentet e rritjes së madhe të VV”, ka thënë Haxhiu në Pressing/T7.

Ai ka thënë se sfidat që e kanë dëmtuar Vetëvendosjen këto pesë vite lidhen me mungesën e rezultateve në veri, trajtimin e manastirit të Deçanit si ekstra-territorialitet dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Asociacionit – pika kryesore që, sipas tij, opozita nuk i përmend.

“Tema e madhe që e rrënon këtë parti e cila ka dështu këto pesë vjet: Nuk ka sjellë asnjë gjë në veri, e dyta: manastirin e Decanit e ka bërë një ekstra-territorialitet me nënshkrim të saj që e ka refuzuar dikur dhe ka nënshkruar marrëveshjen e Asociacionit, tri pikat kryesore që opozita nuk përmend”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit