Lëvizja Vetëvendosje në Qendrën e Prishtinës ka reaguar pas protestës së punëtorëve të ndërmarrjes publike “Pastrimi”, të cilët sot protestuan para komunës.
Sipas VV-së, falimentimi i ndërmarrjes është pasojë e politikave të dobëta dhe menaxhimit abuziv nga ana e ekzekutivit komunal, duke rrezikuar pagat dhe vendet e punës të afro 900 punëtorëve.
VV thekson se Prishtina, nën udhëheqjen e Përparim Ramës dhe LDK-së, ka përjetuar një numër të madh protestash nga qytetarët dhe punëtorët, si shenjë e pakënaqësisë së thellë.
Ajo kërkon masa urgjente për të përmirësuar gjendjen dhe zbatimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, si dhe reforma të thella në politikat menaxhuese të ndërmarrjes.