Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tash e disa orë është në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, takim i cili po ndërmjetësohet nga Josep Borrell.
Ndonëse ndodhet në Bruksel, Kurtit po i jepet përkrahje nga bashkëpunëtorët e tij në Kosovë.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, deputetët e kësaj partie, Arbër Rexhaj dhe Tinka Kurti kanë postuar në Facebook hashtag-un #mekryeministrin dhe #RKS.
Takimi mes Kurtit e Vuçiqit ka filluar qe 4 orë mirëpo ende nuk ka pasë deklarata rreth asaj që është biseduar dhe nëse është arritur marrëveshje për targat.