6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vetëvendosje ndryshon postimin e ‘4.2 miliardë’ eurove pas reagimeve

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar një postim në rrjetet sociale ku thuhej se Kosova do të jetë përfituese e 4.2 miliardë eurove nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit “Tregu i Përbashkët”.

Fillimisht, publikimi i orës 15:06 gjatë ditës së sotme mbante titullin “4.2 miliardë euro i përfiton Kosova nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët”. Por kjo i ka rënë në sy shumë njerëzve. 

Pasi kjo u raportua edhe në media, por edhe nga politikanë e analistë në rrjetet sociale, Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar postimin duke e ndryshuar edhe titullin e shkrimit në “Kosova bëhet përfituese e programit të BE-së “Tregu i Përbashkët”, që kap vlerën totale të 4.2 miliardë eurove”.

Bashkë me titullin e shkrimit, u ndryshua edhe baneri i përgatitur nga shtabi i këtij subjekti politik, duke i vendosur të njëjtin titull.

Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni “historinë e ndryshimit” të publikimit në Facebook.

Ky postimi i Lëvizjes Vetëvendosje u komentua sot në publik. Ishte deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ajo që tha se Lëvizja Vetëvendosje bëri propagandë nëpërmjet këtij publikimi, pasi Kosova nuk i përfiton e vetme 4.2 miliardë euro.

Së dyti, ajo thotë se Kosova ka qenë edhe më herët pjesë e programeve të Bashkimit Evropian, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të cilën VV-ja nuk e kishte votuar shkruan Paparaci.com.

Bajrami ka thënë se MSA-ja ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por VV-ja nuk e kishte votuar sikurse që nuk e ka njohur letrën e ish-Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini për Asociacionin.

Bajrami i ka përmendur VV-së se Programin e Tregut të Përbashkët është programi COSME dikur për të cilin Kosova ishte dakorduar në vitin 2017 dhe kishte hyrë në fuqi në vitin 2018.

“Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së – menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit. Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur. Këtë program Kosova e ka dakordu me BE-në në vitin 2017. I njëjti është ratifiku në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018.”, ka shkruar Bajrami.

Kritika dhe zbulimi ndaj këtij postimi të Lëvizjes Vetëvendosje bëri që këta të fundit ta ndryshojnë postimin në rrjetet sociale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit