Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se i është drejtuar me letër ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, duke kërkuar emërimin e anëtarit të tretë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e kësaj partie.
Sipas tij, kërkesa është paraqitur duke pasur parasysh përbërjen e paplotësuar të KQZ-së gjatë mandatit të ish-Presidentes Vjosa Osmani, si dhe faktin që Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e saj për vlerësimin e konfliktit ndërmjet kompetencave kushtetuese, në lëndën KO81/26.






