Nga Vetëvendosje në Prishtinë siç duket e kanë mirëpritur lajmin se “Sunny Hill”, festivali i famshëm i muzikës nuk do të mbahet këtë vit në kryeqytet.
Asamblisti i VV-së në këtë komunë, Gëzim Sveçla, k a thënë se duhet ta mirëpresim faktin që “Sunny Hill” ka hequr dorë nga insistimi që toka t’i jipet në shfrytëzim për 99 vite.
Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Sveçlës, i cili njëherit është edhe shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë:
Të dashur qytetarë,
Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë.
Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm.
Me respekt,
Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV në Prishtinë.