Lëvizja Vetëvendosje i ka dal në mbrojtje ministres në detyrë Rozeta Hajdari, pasi u intervistua sërish nën dyshime për dallavere me rezervën shtetërorë.
Por, Lëvizja Vetëvendosje e ka sulmuar Prokurorinë Speciale.
LVV përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook intervistimin e Hajdarit e cilësuar si arbitraritet dhe një tentativë për të montuar një aktakuzë.
“Arbitrariteti i Prokurorisë speciale dhe një tentativë për të montuar një aktakuzë”, ka shkruar VV.
Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar edhe deklamimin e Hajdarit pas intervitimit.
“Deklarimi i ministres Rozeta Hajdari pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Sot isha e ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistë, për kontraktimin e rezervave shtetërore proces jetik për të gjithë ne, proces i rëndësishëm për popullatën tonë. Ministria ka bërë blerjen e rezervave shtetërore në kohën kur ishim të pambrojtur, në shkurt 2022 dhe mars 2022. Për këtë proces jetik tani pyetem nga Prokuroria Speciale, por një pyetje vjen se a është ky proces i ligjshëm dhe si prokuroria hyri në ministri për të marrë dokumente të klasifikuara si sekret të rezervave shtetërore. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në rezervën klasifikuar sekret pa një procedurë të qartë ligjore sipas udhëzime të AKI-së dhe Agjencisë për mbrojtje të klasifikuara. Ne si Ministri i kemi klasifikuar vendet sekret sipas Ligjit për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara sipas nenit të rezervave shtetërore, por në realitet Prokuroria Speciale bëri një gabim si një hap të pamenduar mirë duke dërguar dy policë hetues pa certifikatë sigurie dhe duke marrë dokumentet brenda një orë në ministri. Këtë e ka konstatuar edhe Inspektorati Policor, me raportin informues që dy policët hetues shkuan në ministri pa certifikatë sigurie të nivelit sekret. Ky raport nga Inspektorati Policor, u dërgua edhe në Prokurorinë Speciale, për udhëzime dhe veprime të mëtejme ndaj këtyre dy policëve”, ka shkruar VV, raporton Periskopi.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, gjatë ditës së enjte është intervistuar sërish nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ajo është intervistuar në cilësinë e të pandehurës në hetimet për aferën e rezervave shtetërore.
Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta.
“Znj. Rozeta Hajdari është ftuar për t’u deklaruar në cilësinë e të pandehurës, në kuadër të hetimeve për rastin ‘Rezervat shtetërore’. Thirrja është bërë me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit”, tha ajo.