Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në komunën e Gjakovës.
Subjekti politik i Albin Kurtit mori 19,369 vota (47.99%) në komunën që udhëhiqet nga Ardian Gjini i AAK-së.
Partia e dytë me më së shumti vota të mbledhura është pikërisht AAK-ja, me 7830 vota (19.405%).
Në bazë të rezultateve preliminare, LDK-ja renditet e treta në Gjakovë me 6649 vota (16.47%), ndërkaq PDK-ja me 4036 vota (10.00%). Në këtë komunë, të drejt vote patën 119,237 qytetarë.