Ndryshe nga subjektet e tjera politike, të cilat i bënë publike me kohë emrat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka respektuar afatin (të paktën në rrjete sociale), duke mos e publikuar listën deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.
Vonesa deri në sekondat e fundit pason të njëjtën strategji që partia ndoqi edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke vonuar publikimin e listës.






