4.1 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Vetëvendosje e vetme në Kuvend, nis seanca e thirrur për buxhetin

- Advertisement -
Në seancën e parë të thirrur nga Kuvendi i Kosovës për buxhetin, po merr pjesë vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar që të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe të formohen komisionet e përhershme.

“Jam i gatshëm ta thërras mbledhjen e kryesisë, dhe të formojmë komisionet e përhershme, në mënyrë që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, buxheti për tri komuna. Çështjet e kësaj seance nuk kanë të bëjë më veprime politike”, tha ai.

PDK, LDK, AAK e Nisma e kanë bojkotuar këtë seancë, duke e akuzuar partinë e Albin Kurtit.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo seancë është një skemë e radhës e Qeverisë në ikje siç tha ajo për të mbuluar krizën në të cilën po e fusin vendin, si dhe është e paligjshme dhe tërësisht në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, tha se ky është treni i fundit i përpjekjeve manipuluese të Lëvizjes Vetëvendosje.

Teksa Arbëreshë Krasniqi, deputete e Nismës, tha se ky subjket nuk merr pjesë në këtë seancë, pasi sipas tyre është e thirrur jashtë rregullave ligjore.

Të ngjashme

Të fundit