11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Vetëvendosje e trumbeton si sukses projektin e financuar nga KE-ja – vendos vetëm logon e partisë

- Advertisement -

Në përpjekje për të trumbetuar “angazhimin e qeverisë në bujqësi” mes skandaleve të njëpasnjëshme të ndarjes së granteve për familjarë të ministrave, Lëvizja Vetëvendosje trumbetoi një projekt të financuar nga Komisioni Evropian për modernizimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin si punë të Qeverisë së Kosovës, duke vendosur logon e partisë dhe jo atë të Bashkimit Evropian.

Projekti me vlerë 9.15 milionë euro, ndonëse i financuar nga Komisioni Evropian dhe i zbatuar nga Banka Botërore, u portretizua nga Vetëvendosje si investim i Qeverisë, pa përmendur burimin e financimit.

Madje, në fotografinë e publikuar në Facebook, VV ka vendosur logon e partisë, duke shkruar “Qeveria për bujqësinë”.

Se investimi financohet nga institucioni i BE-së, e ka bërë të ditur paraprakisht vetë kryeministri Albin Kurti përmes një njoftimi në Facebook.

“Pas komunës së Zveçanit dhe Drenasit, kësaj radhe me ministrin e Bujqësisë Faton Peci ishim në Komunën e Gjakovës, në Lugbunar, me rastin e nisjes së punimeve të projektit për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin. Projekti ka vlerë 9.15 milionë euro, është i financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Banka Botërore. Përmes tij, 11,750 hektarëve të tokës bujqësore u mundësohet efikasitet më i lartë i menaxhimit të ujit, si dhe do të funksionalizohet sistemi i ujitjes Dukagjini.” – bëri të ditur Kurti.

Sipas rregullave të BE-së, pranuesit e financimeve nga BE-ja “kanë detyrim dukshmërinë e BE-së.”

Një detyrim i rëndësishëm në këtë kontekst është “shfaqja e saktë dhe e dukshme e emblemës së BE-së, në kombinim me një deklaratë të thjeshtë financimi, që përmend mbështetjen e BE-së.”

Ky rregull u injorua në dizajnin e partisë në pushtet duke mos e vendosur logon e BE-së apo përmendur burimin e financimit.

Mirazh i ngjashëm i Vetëvendosjes ishte tentuar edhe në rastin e Nënshkrimit të një Marrëveshje që e bëri Kosovën pjesë përfituese të një programi të financuar nga Bashkimi Evropian të quajtur “Tregu i Përbashkët”, duke publikuar një interpretim të rremë rreth kësaj në faqen e tyre në Facebook.

Postimi i VV-së në Facebook se Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga ky program ishte i pavërtetë pasi vlera prej 4.2 miliardë eurosh, për të cilën pretendohej se e përfiton Kosova, ishte fondi total i programit për vendet pjesëmarrëse për të ndihmuar në zhvillimin e tregjeve të tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit