Ka dështuar të miratohet Rezoluta e LDK-së për rritjen e çmimeve të derivateve dhe të produkteve bazë.
Rezoluta në fjalë mori 24 vota për dhe 47 kundër, pra u rrëzua pas kundërshtimit të Vetëvendosjes.
E njëjta, parashihte reduktimin e akcizës dhe normën e TVSH-së për derivate për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë.
Po ashtu, parashihte edhe zgjerimin e listës së produkteve bazë me normë të reduktuar të TVSH-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/06/289453417_586006982881165_2044321705553255774_n.jpg)