Home Lajme Vetëvendosja pret në takim Shaip Kamberin me bashkëpunëtorë, thonë se do t’i mbështesin subjektet politike shqiptare

Vetëvendosja pret në takim Shaip Kamberin me bashkëpunëtorë, thonë se do t’i mbështesin subjektet politike shqiptare

0
Vetëvendosja pret në takim Shaip Kamberin me bashkëpunëtorë, thonë se do t’i mbështesin subjektet politike shqiptare

Në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje është pritur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, bashkë me Ardita Sinanin, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, si dhe Këshilltarin e zv.Kryeministrit Bislimi, Ragmi Mustafi dhe Sekretarin Organizativ të PVD-së, Rahim Salihi.

Për këtë takim ka treguar Alim Rama, sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në njoftim theksohet se LVV “mbetet e përkushtuar në mbështetjen për subjektet politike shqiptare që pos dimensionit politik progresiv mbrojnë pa luhatje interesat shqiptare.

“Shfrytëzuam rastin t’i urojmë fitoren e jashtëzakonshme në zgjedhje të fundit në Serbi platformës politike ‘’Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”. Falë besimit të madh qytetar e rezultatit të paparë ndonjëherë shqiptarët e Luginës vazhdojnë të kenë një përfaqësues të denj që përfaqëson vërtetësisht interesat e shqiptarëve të Luginës”.

“Pas zgjedhjeve të përgjithshme atje, brenda pak kohësh Lugina do t’i nënshtrohet edhe procesit të zgjedhjeve lokale për çka i uruam, po ashtu sukese të radhës e punë të mbarë në procesin elektoral.  Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar në mbështetjen për subjektet politike shqiptare që pos dimensionit politik progresiv mbrojnë pa luhatje interesat shqiptare dhe avokojnë të drejtat e komunitetit shqiptar kudo”, thuhet në postimin e Ramës në Facebook. /Gazeta Express

Exit mobile version