Analisti Lirim Mehmetaj ka analizuar disa prej parregullsive gjatë numërimit të votave qoftë atyre në diasporë dhe në përfaqësive diplomatike.
Mehmetaj tha se rezultati aktual i votave të numëruara paraqet dyshime në rrënjën e saktësisë së tyre, pasi që sipas tij 80% i Lëvizjes Vetêvendosje është i dyshimtë aq sa edhe ndryshimi radikal i LDK-së.
“E dyshimtë është edhe 80% i Lëvizjes Vetëvendosje por edhe ndryshimi radikal i votës së Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK]. Ky shqetësim ka qenë prej fillimit,ke anomali. Vetëvendosja nuk ka dalur nga fillimi për të shprehur shqetësimi kur ra rezultati i VV-së.
Juve iu doke mirë kjo. Nuk e keni tek thelbi, tek kontaminimin e procesit por tek partia që e bën kontaminimin.
Anomali prej rezultatit të përgjithshëm tek votat. Tek 80% i përfaqësive diplomatike shqetësimi është se ka ndërhyrë shteti për të manipuluar. Por tek LDK-ja përmes një inxhinieringu potencial ose kanë blerë votë, ose diçka. Problemi është 80% i VV-së sepse është keqpërdorë institucioni i shtetit për të bërë inxhiniering politik. Tek të tjerat janë përdorë metodë tjetër.
Vetëvendosja është problemi kryesorë”, tha Mehmetaj.
Mehmetaj shpreh edhe shqetësimin e tij lidhur me ardhjen e fletëvotimeve nga diaspora në Kosovë.
“Fakte nuk ka njëherë. Por prokuroria ka hapësirë. Kemi parë transportin se çfarë forme është bërë. Kam foto votat me thasë prej ambasade duke pritur në stacion të autobusave. Si proces i kontaminuar”, shtoi ai.