18.1 C
New York
Tuesday, June 10, 2025

Buy now

Vetëvendosja fshinë videon ku Liburn Aliu del zhvatës

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar me fushatën e videve propaganduese, që kanë për qëllim fajësimin e qeverivë të kaluara për cilëndo temë që partia në pushtet flet nëpër këto video.

Kësaj radhe, Vetëvendosja e ka titulluar videon me pyetjen: Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?!

Ajo që vërejti fillimisht Expressi, ishte që video e parë u fshi në momentin e publikimit, por e njëjta u ripostua prapë

Ndërkohë Periskopi gjen se në video ka disa ndryshime të vogla, ose më mirë të thuhet: një ndryshim të vogël, por që në kontekstin e videos, mirë që partia në pushtet e ka vërejtur.

Në të parën që është fshirë, video përfundon me Liburn Aliun, ku do të linte të kuptohej se mes fajtorësh për rrugët, është edhe ministri Aliu.

https://fb.watch/ifyRNx7TSV/

(Video e përmirësuar e Vetëvendosjes) 

Ndërkaq në të dytën – pra versionin e përmirësuar, Vetëvendosja e përfundon videon ku duken Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e të tjerë.

Duket se Vetëvendosje e ka vërejtur shpejt fuqinë e imazhit në video – në të kundërtën, nuk do të vepronte për fshirjen e saj ku ministri Aliu ilustrohej në mesin e atyre që partia në pushtet, i akuzon për zhvatës.

Të ngjashme

Të fundit