Veteranja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramize Sinanaj – Shalaj në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova ka rrëfyer detaje nga periudha e saj e ‘errët’ e pasluftës.
“Unë për herë të parë në jetën time kam pa kufoma në luftë, dhe imagjino të gjithë ato kufoma e të plagosun, unë sot e kam fobi gjakun, se gjatë mjekimit i kam pasë durtë me gjak. Hala e kujtoj erën e gjakut”, tha Sinanaj – Shalaj.
Ish-luftëtarja bëri të ditur se pas luftës kishte qëndruar e mbyllur vetëm 1 muaj në dhomë me perde të mbyllura dhe e kishte dëgjuar vetëm këngëtaren Shkurte Fejza.
“Nuk mundesha të përballoja asgjë, doja edhe unë të isha e vdekur me ta. As vet nuk e di se çka më ka shtyer ta mendoj vetëvrasjen”, vijoi ajo.
Ajo tregoi se nga kjo gjendje kishte dal me ndihmen e oficerit Rainer Grube.