Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Bushi, ka reaguar me mllef pas publikimit të deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me numrin e veteranëve të UÇK-së, shkruan Scanner.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se pavarësisht deklaratave kundër veteranëve, të gjithë kemi borxh ndaj atyre që dhanë jetën për këtë vend, për këtë popull.
“Këtë ta mbajnë mend të gjithë, unë e kushdo tjetër. Liria nuk fitohet me mercenarë,…!!!”, ka shkruar Bushi.
Postimi i plotë:
Nuk më intereson fare çfarë thonë. Sot jemi të gjithë përballë ndërgjegjes. Të gjithë kemi borxh ndaj atyre që dhanë jetën për këtë vend, për këtë popull.
Edhe ata që patëm fatin e keq (si puna ime) të jetojmë duke parë përbuzjen e atyre që s’bënë BASH asgjë.
Këtë ta mbajnë mend të gjithë, unë e kushdo tjetër.
Liria nuk fitohet me mercenarë,…!!!