Më 14 shtator pritet të mbahet një protestë masive në Hagë kundër Gjykatës Speciale.
Kjo protestë është thirrur veprimtarët e mërgatës, të cilët kanë qenë edhe pjesë e luftës së UÇK-së.
Njëri nga organizatorët e protestës së 14 shtatorit, Fatmir Koci, veterani i UÇK-së, i cili vepron në mërgatë, ka thënë se ka interesim të madh për pjesëmarrje në këtë protestë.
“Tash e dimë të gjithë për padrejtësitë që po i bëhen popullit shqiptar në Hagë, atje nuk po gjykohen individë, por lufta për liri dhe të gjitha institucionet. Iu bëj thirrje të gjitha partive dhe mërgimtarëve që më 14 shtator të jemi në Hagë, të tregojmë që nuk pranojmë padrejtësi në emër të drejtësisë. Andaj kemi interesim të madh të mërgimtarëve gjithandej diasporës, Amerika, Australia e Evropa, që më 14 shtator të jemi të bashkuar. Është koha e fundit të jemi bashkë e t’i tregojmë botës që lufta jonë ka qenë e drejtë dhe kjo gjykatë është e padrejtë. Veç kemi filluar prej protestës në Prishtinë, protesta vazhdon deri në Hagë. Besoj se do të jetë numri shumë i madh sepse kemi të interesuar shumë nga diaspora Në çdo qytet do të ketë autobusë për me marrë pjesë në protestën e 14 shtatorit, prej çdo qyteti”, ka thënë Koci.